Histori penale e Bardhok Pllanës, iu sekustrua pallati 2 milionë euro, dënimi...

Histori penale e Bardhok Pllanës, iu sekustrua pallati 2 milionë euro, dënimi në 2014

298
0
Shares
Natë vrasje policipllanaj

Pamje nga vendi i vrasjes

Personi i vrarë sonte në Shkodër, Bardhok Pllanaj, njihej me nofkën “Kumbari” dhe është dënuar me burgim në mungesë në 2014-ën nga Gjykata e Rrethit Shkodër për tre vepra penale: “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”.

Në të njëjtin vit Gjykata e Rrethit të Shkodrës vendosi të sekuestrojë një pallat 10-katësh në pronësi të tij, që kapte vlerën e 2 milionë eurove.

Bardhok Pllanaj, ishte i skeduar nga policia si një person që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Ndlrkaq është zbardhur pjesërisht skema e krimit Autorët e kanë ndjekur Pllanajn për rreth 150  metër dhe më pas e kanë qëlluar. Pllanaj është vrarë me breshëri automatiku.

Ndërkohë në makinën e djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve është gjetur një armë tip kallashnikov.

Po ashtu raportohet se makina e djegur ishte me targa italiane.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY