Bardhok Pllanaj, si i shpëtoi arrestimit duke u fshehur në makinën e...

Bardhok Pllanaj, si i shpëtoi arrestimit duke u fshehur në makinën e deputetit

235
0
Shares
Polici natë vendngjarje vrasje

Personi i vrarë në Shkodër, Bardhok Pllanaj arriti ti shpëtonte policisë 7 vjet më parë

Ai u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku në 2014, ndërkohë që skandali u publikua në rrjete sociale por Frroku e mohoi një gjë të tillë.

Por një raport i oficerëve të gjurmimit në sektorin e narkotrafikut shkruante se ai ka lëvizur nga lokal “Antika” në Tiranë drejt Laprakës me automjetin “Audi” në pronësi të deputetit. 46-vjeçari ishte në kërkim policor në 2014-ën i dyshuar për trafik droge.

Pllaja mbahej në vëzhgim prej disa kohësh si i përfshirë në trafik droge për llogari të operacionit “Lugina Vilunit”, ku u sekuestruan rreth 804 kg drogë e lloji kanabis në momentin kur po tentohej të trafikohej drejt Italisë me gomone. Droga u hodh nga trafikantët në det në vendin e quajtur Rana e Hedhun në Shëngjin pasi ata panë shërbimet e policisë. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY