Policia: U vra në makinë duke ecur në Dobraç të Ri

Policia: U vra në makinë duke ecur në Dobraç të Ri

170
0
Shares

Policia ka dhënë detaje për vrasjen e Bardhok Planës i njohur ndryshe si Kumbari. Ai ishte i njohut për policinë si trafikant lëndësh narkotike.

“Rreth orës 21:10, në fshatin Dobraç i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, duke udhëtuar me automjet është vrarë me armë zjarri shtetasi Bardhok Plana rreth 46 vjeç banues në Shtoj i Ri”, njofton policia e Shkodrës.

Shërbimet e Policisē kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli.

Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar dhe grupe të FNSH Shkodër

Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY