LDK, vendim surprizë, n/kryetarja e re vjen nga London School of Economist

LDK, vendim surprizë, n/kryetarja e re vjen nga London School of Economist

100
0
Shares

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka postuar profilin e nenkryetares se re të partisë së Rugovës Shqipe Mjekiqi, fill pas mbledhjes së parë të organeve të kësaj partie nën kryetarin e ri.

Me anë të një postimi në Facebook, ai zbulon se Mjekiqi, ndër të tjera ka mbrojtur doktoraturën në fushën ka kryer studime në “London School of Economics (LSE)” në Britaninë e Madhe.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

“Shqipe Mjekiqi, e doktoruar në fushën e shkencave politike në Trinity College në Dublin, nga sot do të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Shqipja i ka të përfunduara studimet bazike në Universitet të Prishtinës, ndërsa ka kryer studimet postdiplomike në London School of Economics (LSE) në Britani të Madhe. Si pjesë e kualifikimit të saj akademik, Shqipja ka studiuar ndikimin e sistemeve zgjedhore në sjelljen legjislative nëpër shtetet evropiane. Një ligjeruese univeristare; bashkëpunëtore e jashtëzakonshme, nënë e dy fëmijëve – Shqipja, nga sot, pasuron rradhët tona politike në aktivitetin e bollshëm që na pret përpara. Ajo mbetet motiv i aktivizimit politik për të rinjtë e të rejat e për profesionistët e vendit tonë. Mirë se vjen,”-ka shkruar ai.  a.n

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY