VIDEO&FOTO/ Denoncon arkitektja, Veliaj shemb maternitetin Nëna Xheraldinë

VIDEO&FOTO/ Denoncon arkitektja, Veliaj shemb maternitetin Nëna Xheraldinë

533
0
Shares

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore denoncoi sot shembjen e fasadën së maternitetit ‘’Mbretëresha Geraldinë’’ në bulevardin ‘’Zogu i Parë’’, një monument kulture i kategorisë së dytë.

Denoncimi u bë nga arkitektja Doriana Musai e cila thotë se projektues është Instituti i Ndërtimit. Sipas ligjit në të nuk duhet të ndërhyhet pasi është në mbrojtje të Ministrisë së Kulturës.

“Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Instituti i Ndërtimit

Ku e keni lejen? Kush e ka vendosur? Me cfare vendimi? Cili institucion? Kur fillojne punimet? Pse nuk ka date fillimi dhe perfundimi punimesh? Ku eshte projekti?
Kur e konsultuat me publiku?
A e dini qe jeni ne fushate elektorale dhe ka ligj qe ju ndalon te beni kete qe po beni?”, denoncon arkitektja.

Ndertimi i themeleve te “Shtepise se Nanes dhe Femis” (OMNI- Opera Nazionale di Maternita e Infanzia), ka filluar ne fund te vitit 1938, nga firma italiane “Motta Scandurra” dhe u ndertua ne nje kohe rekord per kohen.
Punimet perfunduan ne fund te Nentorit te vitit 1942.
Spitali Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “”Mbretëresha Geraldinë” ka funksionuar si shtëpi lindje që nga viti 1940, por vetëm në dt 28.11.1942 doli zyrtarisht urdhri nga Ministria e Financave e asaj kohe. m.k

Posted by Doriana Musai on Saturday, March 20, 2021

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY