Basha: Të rishikojmë akcizat për të nxitur prodhimin e brendshëm

Basha: Të rishikojmë akcizat për të nxitur prodhimin e brendshëm

49
0
Shares

Vizitën në qytetin e Beratit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka mbyllur në kantinën “Çobo”. Në bisedën që pati me kreun e opozitës, Entela Çobo, administratorja e kantinës, u shpreh se pandemia dhe mungesa e një ndihme nga shteti ka ndikuar në rënien e prodhimit dhe në mungesë të tregut. Sipas saj, një arsye tjetër është edhe akciza e lartë që është në doganë dhe që i penalizon shumë, pasi humbasin në konkurrencën me vende e tjera që e kanë më të lehtë penetrimin në tregjet e huaja dhe në tregun vendas.

Lulzim Basha: Si i keni patur punët? Si ka ecur prodhimi?
Entela Çobo: Këto vite edhe pandemia ka bërë të vetën, kështu që jemi… ka patur rënie. Sivjet vështirësi ka patur dhe ka akoma. Nuk e di sa do zgjas. Ne jemi shumë keq!
Lulzim Basha: Po dhe pak ndihmë nga shteti ju duhet.
Qytetarja: Është kryesorja! Edhe ligji i akcizës shumë vende nuk e kanë fare, e kanë për pijet alkoolike, ndërsa ne e kemi edhe tek vera, që vera është ushqim. Thjesht ajo pengesa që të japin nëpër dogana. Shqipëria me kantinat që ka, ja vlejnë mirë por që këto verëra të huaja që futen gjithmonë sepse futen jo verëra cilësore, nuk kanë të krahasuar me cilësinë e verërave tona edhe shiten shumë herë më shtrenjtë duke pasur emrin franceze, apo italiane, apo spanjolle. Në qoftë se do të ishim pjesë e BE nuk do të kishim këto kontrolle, të tepruara që shumë herë na i kthejnë edhe mbrapsht. Gjithçka është realizuar me forcat tona duke marrë kredi njëra pas tjetrës që paguajmë edhe sot edhe pse kemi 22 vite.

Duke vlerësuar cilësinë e verës shqiptare, Basha tha se vështirësia në depërtimin e tregut lidhet me keqqeverisjen dhe me ngecjen në vendnumëro të vendit për 8 vite. Ai u shpreh se me ndryshimin që do të vij më 25 prill, gjëja e parë që do të bëhet është rishikimi i akcizës për alkoolin në mënyrë që pijet shqiptare të kenë akses të lehtë në tregje. Ai gjithashtu tha se me ecjen përpara me procesin e integrimit europian, u vijmë në ndihmë të gjithë, në veçanti industrinë e agro-përpunimit të verës, bujqësinë dhe fermerët.

Lulzim Basha: Akciza duhet të rishikohet me qëllim që të nxisë prodhimin e brendshëm dhe ta frenojë atë dhe kjo ka të bëjë edhe me verën, edhe me birrën, sepse është i njëjti problem tek të dyja këto. Ndërsa sa i përket prodhimit të verës, realisht gjykoj se tregu i brendshëm është një mundësi e madhe për t’u eksploruar. 92% sipas kësaj të dhëne që kam parë është verë që importohet, që vjen nga eksporti, vjen nga jashtë. Ndërkohë që kapacitetet tuaja kanë ardhur duke u shtuar, përvoja juaj ka ardhur duke u shtuar, do të bëjmë gjithçka që t’ju ndihmojmë.
Domethënë, kemi një potencial të jashtëzakonshëm në procesin e integrimit europian të vendit dhe ngelja në vendnumëro për tetë vite na ka penalizuar në kuptimin më konkret të fjalës, nuk bëhet fjalë thjeshtë për një proces abstrakt. Anëtarësimi në BE i ndihmon të gjithë, në veçanti ndihmon industrinë e agro-përpunimit të verës, bujqësinë, fermerët.
Por para kësaj kemi përfitime të tjera të cilat për 8 vite ne nuk i kemi marrë dot si shtet, kjo qeveri nuk i ka marrë për t’jua përcjellë ju. Për shembull, fonde për të mbështetur fermerët, fonde për të mbështetur kërkimin shkencor në fushën e ushqimit dhe sigurisë ushqimore, fonde për të nxitur sektorë të veçantë siç është prodhimi i verës e shumë e shumë të tjera. Pra në këtë kuptim edhe vetë procesi i anëtarësimit jo thjesht anëtarësimi por vetë procesi i anëtarësimit paraqet mundësi të shumta për t’ju mbështetur financiarisht dhe për t’ju mbështetur me ato aspekte që kanë të bëjnë për shembull me certifikimin dhe lehtësojnë pastaj në futjen në tregun europian të verës. Prandaj është shumë e rëndësishme të ecim përpara, 8 vjet kemi mbetur në vend numëro me procesin e integrimit europian janë 8 vjet që ju kanë kushtuar dhe ju. Dhe të mos t’ju shohim të zhytur në borxhe por t’ju shohim që të rriteni, të zhvilloheni dhe të rrisni prodhimin dhe të jetë begati e gëzim për Beratin dhe për të gjithë Shqipërinë.
Kjo betejë është në radhë të parë për familjet tona, për familjet tuaja dhe sigurisht edhe për fëmijët. Më 25 prill do ta keni shtetin në mbështetje për të arritur atë për të cilën jeni përpjekur gjithë këtë kohë, mirëqenien tuaj dhe përmes mirëqenies tuaj mirëqenien e beratasve dhe të gjithë shqiptarëve. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY