Policia shoqëron 3 persona për agresionin ndaj Luçiano Boçit

Policia shoqëron 3 persona për agresionin ndaj Luçiano Boçit

163
0
Shares

Policia shoqëroi 3 persona të cilët kanë qenë dëshmitarë gjatë konfliktit mes Luçiano Boçit, kandidat për deputeti i Partisë Demokratike në Elbasan me biznesmenin Gjergj Luca, në një lokal në Labinot.

3 dëshmitarët e shoqëruar pritet të japin detaje se si ndodhi sherri mes kandidatit demokrat dhe mikut të Edi Ramës.

Rrëfimi i Boçit:

“Isha në një takim elektoral në Labinot, ku z.Luca ka disa biznese. Kisha një takim me demokratët dhe ai është afruar duke më ofenduar dhe më pas ka pasur një përplasje fizike. Gjate përplasjes më ka kërcënuar me jetë. Menjëherë pas incidentit i jam drejtuar organeve ligjzbatuese për të kryer procedurat”, ka thënë Boçi.

Ndërkohë nga ana tjetër Luca  në një deklaratë për mediat shprehet se jo vetëm është dhunuar, por edhe grabitur nga ana e Boçit, i cili sipas tij i ka marrë telefonin në momentin kur janë përplasur në një lokal. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY