Gjendet trupi e dekompozuar i gruas në Lezhë, prej një muaji nuk...

Gjendet trupi e dekompozuar i gruas në Lezhë, prej një muaji nuk ishte në shtëpi

159
0
Shares

Është gjetur trupi i dekompozuar i një gruaje në Lezhë. Trupi i përket 63 vjeçares Angjelina Gjoka e cila u denoncua para një muaji se ishte larguar nga shtëpia.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.03.2021, në vendin e quajtur “Mali i Tyrbes”, Lezhë, është gjetur një kufomë e dekompozuar, e parregullt nga ana strukturore.

Nga verifikimet e kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se trupi i përket shtetases A. Gj., 63 vjeçe, banuese në Lezhë.

Kjo shtetase ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.02.2021, bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Gj. ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, për largimin e saj nga banesa.

Shërbimet e Policisë Lezhë, pas marrjes së kallëzimit, kanë vijuar në mënyrë të pandërprerë kërkimet për gjetjen e saj.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY