Kushtetuesja merr vendimin: Të mblidhet sërish Komiteti i Ekspertëve!!!!

Kushtetuesja merr vendimin: Të mblidhet sërish Komiteti i Ekspertëve!!!!

196
0
Shares

Gjykata Kushtetuese urdhëroi sonte përmes një vendimi mbledhjen e komitetit të ekspertëve për të vendosur një datë në lidhje me kufizimet. Gjykata mendoi gati një javë për të zbardhur këtë vendim i cili në fakt nuk konsideron padinë e Partisë Republikane që kërkoi lejimin e takimeve elektorale.

Vendimi:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “c”, 134, pika 1, shkronja “gj”, dhe 132, pika2,të Kushtetutës, si dhe të neneve 72, 76, pikat1 dhe 4,dhe 81, pika3 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, me shumicë votash,

V E N D O S I:

– Pranimin pjesërisht të kërkesës.
– Shfuqizimin e shprehjes “deri në një urdhër të dytë” në pikën 1 të urdhrit nr. 633, datë 17.11.2020 të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
– Detyrimin e organit kompetent të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve brenda një jave nga shpallja e këtij vendimi.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e publikimit në Fletoren Zyrtare.

Marrë më 09.03.2021

Shpallur më 18.03.2021 m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY