Shuhen shpresat e Kosovës për liberalizimin e vizave. Cilat shtete nuk dhanë...

Shuhen shpresat e Kosovës për liberalizimin e vizave. Cilat shtete nuk dhanë aprovimin e tyre

50
0
Shares

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shuar shpresat për liberalizimin e vizave pasi siç shprehet ai janë disa vende anëtare të BE të cilat nuk janë bindur t’i thonë “PO” heqjes së regjimit të vizave për shtetasit kosovarë.

Gjithmonë i kemi thënë qeverisë kosovare se është e rëndësishme që të ulet së bashku me këto vende dhe t’i bindë ato. Në këtë aspekt, Kosova duhet të punojë. Bashkimi Europian përbëhet nga 27 vende anëtare dhe për vendime të gjitha duhet të jenë në bord. Ne po punojmë që kjo të ndodhë, por unë s’e besoj që kjo do të ndodhë para Krishtlindjeve”, u shpreh Rohde gjatë një interviste për Klan Kosovën.

Dy vendet anëtare të Bashkimit Europian që po hezitojnë të japin aprovimin për liberalizim të vizave janë Franca dhe Holanda, kjo e fundit e ka lidhur këtë vendim me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndër të tjera ambasadori Rohde deklaroi se Gjermania do të mbështesë të Dërguarit e Posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.

“Situata asnjëherë nuk ka qenë e lirë nga tensionet, prandaj po bëhet dialogu që tensionet të kanalizohen dhe një zgjidhje të arrihet. Gjermania mbështet plotësisht të Dërguarin Special të Unionit për dialog, pra që palët të flasin prapë me njëra-tjetrën. Mirë është, që përkundër të gjitha zhvillimeve politike këtu në Kosovë, dialogu të vazhdojë”, thotë Rohde.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY