Në Paris digjen makina e dyqane, protesta për ligjin e sigurisë

Në Paris digjen makina e dyqane, protesta për ligjin e sigurisë

33
0
Shares

Në Paris protesta kundër ligjit të sigurisë ka degjeneruar në përplasje mes protestuesve dhe policisë pasi grupe të rinjsh filluan të hidhnin objekte në drejtim të policisë.

Policia u përgjigjën me gaz lotsjellës ndërsa disa dyqane dhe makina përfunduan në flakë dhe protestuesit hidhnin fishekzjarre.

Të paktën 22 persona u ndaluan nga policia franceze.

Kritikët thonë që projektligji origjinal do të vështirësojë mbajtjen e përgjegjësisë nga policia në një vend ku disa grupe të drejtash pretendojnë racizëm sistematik brenda agjencive të zbatimit të ligjit, ndërsa shumë kundërshtarë të projektligjit shprehen se ai shkon shumë larg.

Qeveria e Macron tha se do të rishkruaj një pjesë të projekt-ligjit të sigurisë që do të frenonte të drejtat për të qarkulluar imazhe të oficerëve të policisë pasi provokoi një reagim të fortë në mesin e publikut dhe të majtës politike.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY