Austria nis vaksinimin në janar, cilat kategori do kenë përparësi

Austria nis vaksinimin në janar, cilat kategori do kenë përparësi

36
0
Shares

Ministri i Shëndetësisë i Austrisë ka thënë që fushata e vaksinimit kundër koronavirusit planifikohet të nisë në muajin janar fillimisht për të moshuarit, grupet e rrezikuara dhe profesionistët shëndetësorë.

Sipas Clemens Martin Auer, nën-president i Komitetit të BE-së për blerje të vaksinave, Austria do të sigurojë më se 16 milionë doza të vaksinës përmes BE dhe ka nënshkruar gjashtë kontrata me furnizuesit.

“Ka shumë mundësi që të nisim në janar. Qëllimi ynë është që të vaksinojmë të paktën 50 për qind të popullsisë”, ka thënë ministri Anschober në një konferencë për media, duke shtuar se fushata mund të kushtojë rreth 200 milionë euro.

Ndërsa Auer ka thënë edhe se “Ne natyrisht se do të fillojmë me njerëzit më të vjetër, me ata mbi moshën 65-vjeçare, në veçanti me banorët e shtëpive të kujdesit, si dhe ata që punojnë aty. Grupi i dytë i shënjestruar përbën sektorin shëndetësor dhe grupet e rrezikuara”.

Sipas tij, vaksinat për grupet jo të rrezikuara, do të jenë të disponueshme rreth muajit prill.

Aktualisht, gjatë valës së dytë të pandemisë, Austria do të nisë testimin në masë, në fillim të muajit dhjetor.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY