Rikthimi i paprecedentë i gjyqtarit pasi ngeli në veting. Detyra e parë...

Rikthimi i paprecedentë i gjyqtarit pasi ngeli në veting. Detyra e parë që do bëjë të hënën

56
0
Shares

Pas ankimimoi në Komisionin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPA, kryetari i Apelit Shkodër, Fuat Vjerdha, u konfirmua në detyrë e u bë rasti i parë që një gjyqtar pasi shkarkohet nga vetingu të rikthehet në detyrë nga KPA.

Fuat Vjerdha do të rimarrë të hënën detyrën e kryetarit të Gjykatës së Apelit në Shkodër.

Në daljen para mediave, ai u shpreh se peticioni i qytetarëve të Shkodrës ndikoi në vendimin e KPA, por nuk u mor parasysh në rrethin e provave.

Ai u shpreh se detyra e parë që do bëjë të hënën është që ti kërkojë Këshillit të Lartë Gjyqësor delegimin e një gjyqtari tjetër për të formuar dy trupat gjykues.

Fuat Vjerdha “Kuptohet që është kënaqësi për mua që të kthehem në detyrë time të Kryetarit të Gjykatës së Apelit Shkodër, një satisfaksion i pa parë duke marrë parasysh se jam i pari që konfirmohem në detyrë nga KPA. Me këtë rast, nuk do resht së përmenduri ndihmën që më kanë dhënë qytetarët e mi nëpërmjet një peticioni që unë e kam paraqitur pranë Kolegjit të Apelimit, me të cilët kundërshtohet konkluzioni i KPK se unë kisha cënuar sistemin e publikut dhe sistemit të drejtësisë. Ishin rreth 6444 shtetas që më mbështetën në peticionin e tyre pavarësisht se KPA nuk e futi në rrethin e provave, por kam bindjen se ai peticion ka hakun e vet në mbështetjen e një vendimi të favorshëm për mua.

Jam i ndërgjegjshëm për punën e madhe që kam para, por shpresoj që ky pushim që kam bërë prej 16 muajsh do të më motivojë që të mos shoh më orare pune. Në Gjykatën e Apelit Shkodër janë aktualisht 3 gjyqtarë plus 1 gjyqtar i komanduar për një vit. Janë katër dhe me rikthimin tim në detyrë bëhemi 5 gjyqtarë. Puna e parë që do të bëj të hënën është që ti kërkoj këshillit të lartë gjyqësor që të bëjë të mundur delegimin edhe një gjyqtari tjetër që të mundësohet formimi i dy trupave gjykues gjithmonë me qëllimin për ti shërbyer sa më mirë komunitetit.

Vettingu ka sjellë pasoja të paparishikuara nga ana e ligjvënësve. Edhe unë kam qenë dikur pjesë e një grupi peng për përpilimmin e draftligjeve të reformës, por nuk mendohej se do të ishte në këto nivele shkarkimi i gjyqtarëve dhe pasojat janë të dukshme. Unë nuk jam akoma i azhornuar me dosjet në Gjykatën e Apelit Shkodër por është një numër i konsiderueshme. E kam mbështetur gjithmonë vettingun në drejtësi dhe do vazhdoj ta mbështes.”

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY