E sorollatën nëpër spitale.Vdes 53-vjeçari

E sorollatën nëpër spitale.Vdes 53-vjeçari

113
0
Shares

Lutfi Çekiri është 53-vjeçari nga Ndroqi që ka ndërruar jetë pasditen e së premtes pasi u sorollat në dyert e spitaleve për të marrë ndihmë mjekësore.

Së bashku me bashkëshorten një ditë para se të vdiste ai kishte kaluar ditën e natën pranë ambienteve të spitaleve, duke pritur më kot ndihmë mjekësore për gjendjen e rënduar shëndetësore.

“Mbrëmë ishim në urgjencë dhe na kanë sjellë këtu për stomakun. Këtij i thotë shko tek infektivi, tjetri thotë s’je për këtu. Kemi qenë mbrëmë në Urgjencë, nga këtu shkuam në Laprakë. Atje më dhanë qetësues e më thanë duhet të shkosh të vizitohesh për stomakun. Tani nuk na japin përgjigje, një thotë shko atje. Jam me veshka, me ulçerë në stomak, tensionin e kam të ulët”, tha Çekiri në një prononcim për fax news, ndërsa gruaja shtoi se ka nevojë urgjente për shtrim.

Ministria e Shëndetësisë duket të ketë angazhuar të gjithë stafin mjekësor tek spitalet Covid dhe shërbimet e tjera janë lënë jashtë vëmendjes. Janë të shpeshta ankesat se në QSUT pacientët e ardhur nga qytete të ndryshme nuk marrin trajtimet e nevojshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY