FOTO/Jorida Tabaku: Kryebetonieri shton kullat në Tiranë, i bekon si pemë dhe...

FOTO/Jorida Tabaku: Kryebetonieri shton kullat në Tiranë, i bekon si pemë dhe pyllin e betonit e quan orbital

24
0
Shares

Jorida Tabaku e konsideron Tiranën të zhytur në errësirën e kullave dhe zhulin e betonit në një postim në Facebook.

Prej 5 vitesh Tabaku thotë që në qytet sheh vetëm beton, pluhur, maune dhe gropa që ngrenë lart e më lartë godina. Ndërsa kryebetonieri që shitet si ambientalist shton kullat në Tiranë e pastaj ato i bekon si pemë dhe pyllin e betonit e quan orbital.

“Na ishte një herë një qytet që quhej Tirana. Dikur nga rrugët e saj shihje malin e Dajtit, shtëpitë e vjetra dhe vilat e viteve 1930. Englendiseshe në rrugicat e qeta dhe të bukura të Tironës derisa një filluan ta kafshojne qytetin. Duke e lënë pa histori, pa hapësira dhe duke ia fshirë Dajtin nga sytë.

Prej 5 vitesh në qytet sheh vetëm beton, pluhur, maune dhe gropa që ngrenë lart e më lartë godina.
Kryebetonieri që shitet si ambientalist shton kullat në Tiranë. Pastaj ato i bekon si pemë dhe pyllin e betonit e quan orbital. Ndërsa Tirana zhytet në errësirën e kullave dhe zhulin e betonit. Kështu një ditë prej ditësh çibani real do të marrë përgjigjen e merituar për paudhësitë e tij gjithë këto vite.
Që realiteti i qytetit të mos jetë më i një vendi ku çimento dhe pluhuri zënë vendin e oksigjenit.” thotë Tabaku.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY