Pas 5 vjetësh, zbulohet kush e vrau të moshuarin 82-vjeçar në Fier

Pas 5 vjetësh, zbulohet kush e vrau të moshuarin 82-vjeçar në Fier

115
0
Shares

Një 43-vjeçar me iniciale S.K. nga qyteti i Fierit është arrestuar nga policia pasi më 22 Nëntor të vitit 2015 ka vrarë me mjet prerës N. L., 82 vjeç, banues në Fier.

Ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur maskën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale vrasje me paramendim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vrasja e ndodhur më 22.11.2015, në qytetin e Fierit. Kapet dhe ndalohet autori i vrasjes së 82-vjeçarit.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Fier, pas një pune operative dhe hetimore intensive, kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në datën 22.11.2015, në Fier, ku është vrarë me mjete të forta prerëse shtetasi N. L., 82 vjeç, banues në Fier.

Pas rifillimit të çështjes penale, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Fier u arrit sigurimi i provave ligjore dhe paraqitja e tyre në Gjykatë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, e cila ka vendosur masën “Arrest në burg” për shtetasin S. K., 43 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY