EMRAT/Vrasje e vjedhje me armë, OFL iu çon formularët 4 të dënuarve

EMRAT/Vrasje e vjedhje me armë, OFL iu çon formularët 4 të dënuarve

93
0
Shares

Janë tre të dënuar për vrasje e tentativë vrasje nga Dibra si dhe një tjetër nga Tirana subjektet e radhës të Operacionit Forca e Ligjit, Besnik Lamçe, Qemal Kaçi, Ermal Lila (Reçi), Vehap Shehu.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Besnik Lamçe, banues në Tiranë, i dënuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja me armë”.

Qemal Kaçi, banues në Burrel, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
Ermal Lila (Reçi), banues në Peshkopi, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” (vrasja e funksionarëve publikë);

Vehap Shehu, banues në Fushë Bulqizë, Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY