FOTO/Humb jetën nga koronavirusi drejtori i shkollës në Tiranë

FOTO/Humb jetën nga koronavirusi drejtori i shkollës në Tiranë

194
0
Shares

Një tjetër humbje jete nga koronavirusi është shënuar sot në Tiranë.Bëhet fjalë për drejtorin e Shkollës ‘Lidhja e Prizrenit’ në Paskuqan.

Burime kanë bërë të ditur se Dedë Malaj, drejtori i shkollës, ka humbur jetën në spital, ku ishte i shtruar prej disa ditësh.

Në një reagim të faqes zyrtare të shkollës në Facebook, shprehin ngushëllimet për familjarët nga kolektivi, prindërit dhe nxënësit e shkollës.

“Sot humbem nje shok te mire , baba te perkushtuar, e familjar model,nje koleg i palodhur , nje drejtues i perkushtuar ndaj punes e shkolles , e pabesueshme per te gjithe ne dhe ata qe e njohin.Qofsh i xhenetit Dedë Malaj! Ngushellime te sinqerta nga kolektivi,prinderit dhe nxenesit e shkolles “Lidhja e Prizrenit “Paskuqan 1. Zoti u dhente force familjareve dhe te afermve per te perballuar kete dhímbje! Te qofte dheu i lehte!”, shkruhet në reagim.

Burime për Fax News dhe Faxweb.al bëjnë me dije se është infèktuar një mësuese dhe  nëndrejtoresha e shkollës. Aktualisht është mbyllur zyra e Drejtorisë Arsimore në Kamëz.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY