Basha zbulon planet e qeverisë: Rama do emërojë si kryebashkiake të Durrësit...

Basha zbulon planet e qeverisë: Rama do emërojë si kryebashkiake të Durrësit deputeten e njohur

95
0
Shares

Në një konferencë për shtyp nga selia blu kreu i PD, Lulzim Basha zbuloi sipas tij  planin e qeverisë.

Basha tha se po përgatitet që Milva Konomi të japë dorëheqjen si deputete dhe të emërohet nënkryetare e bashkisë së Durrësit. Basha tha se Rama pritet që të shkarkojë kryebashkiaken në detyrë të Durrësit, për shkak të aferës së inceneratorëve.

“Po bëjnë gati Milva Konomin që të firmosë dorëheqjen. Ky është plani, të japë dorëheqjen si deputete, të komandohet nënkryetare e bashkisë së Durrësit dhe të ikë ajo që është, që të firmosë marrëveshjen për inceneratorët”, tha Basha.

‘Kryebashkiakja aktuale nuk e firmos këtë skandal dhe Rama do ta zëvendësojë atë, sepse ai e ka mendjen vetëm se si të vjedhë shqiptarët, jo ti ndihmojë. A do të ndryshojë ky plan i Ramës, pas këtij denoncimi, këtë na mbetet ta shohim’, deklaroi kreut i PD-së Lulzim Basha para gazetarëve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY