Shtyhet sërish afati, Greqia nuk hap kufijtë me Shqipërinë

Shtyhet sërish afati, Greqia nuk hap kufijtë me Shqipërinë

151
0
Shares

Greqia ka rinovuar sërish vendimin që mban të mbyllur kufijtë tokësorë me vendet fqinje. Qarkorja e re iu dergua pikave kufitare pak pas orës 12 të mesditës sipas orës lokale dhe përcakton masat shtrenguese që do të mbajnë të bllokuara kufijtë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë deri në datën 25 tetor.

Kështu pra, mbetet në fuqi kalimi i kufirit për shtetasist që kanë leje qëndrimi në Greqi, shtetasit grekë dhe punonjësit sezonalë, ndërsa ndalohet të udhëtojnë personat për qëllime turistike.

Mbetet në fuqi masa e testit negativ PCR Covid-19 jo më herët se 72 orë para udhëtimit, mbetet forma e udhëtimit plf jo më vonë se 24 orë para udhëtimit.

Doganat mes dy vendeve do të mbyllen në orën 23 deri në 07 të mëngjesit cdo ditë. Mbetet në fuqi numri i personave që do të lejohet të kalojnë në Kakavijë 750 persona dhe 300 në Kapshticë, ndërsa të gjithë udhëtarët që hyjnë në Greqi duhet të karantinohen për 7 ditë në banesën e tyre.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY