80 klandestinë të fshehur në rimorkion e mjetit të tonazhit të rëndë,...

80 klandestinë të fshehur në rimorkion e mjetit të tonazhit të rëndë, kush janë transportuesit e arrestuar në Korçë

68
0
Shares

Detaje të reja mësohen nga operacioni i finalizuar mbrëmë në Korçë ku u goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Një superaksion i policisë së drejtorisë vendore, forcave Shqiponja, policisë së kufirit dhe të qarkullimit rrugor të cilët kanë berë të mundur arrestimin e një shtetasi, që po transportonte me një mjet të tonazhit të rëndë 80 shtetas të huaj.

Burimet janë të ditur se së bashku me drejtuesin e mjetit të tonazhit të rëndë janë shoqëruar edhe 3 shtetas të tjerë të cilët shoqëronin kamionin. Sipas të njëjtave burime bëhet me dije se mjeti i tonazhit të rëndë po udhëtonte nga Devolli në drejtim të kryeqytetit, ndërsa është ndaluar nga policia në afërsi të një pike karburanti në fshatin Leminot.

Gjatë kontrollit në rimorkion e mjetit janë konstatuar refugjatë të shumtë, të cilët janë shoqëruar nga policia në drejtorinë e kufirit ku edhe do të merren në pyetje për veprime të mëtejshme.

Mësohet së shtetasit i përkasin disa vendeve si Siria, Maroku dhe Algjeria mes të cilëve ka gra, vajza dhe fëmijë.  Duhet thënë se 80 emigrantet e kapur mbrëmjen e së premtes është numri më i madh i kapur në një aksion policie në juglindje të vendit.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Komisariatin e Policisë Korçë, Forcat Speciale “Shqiponja” dhe Sektorin e Policisë Rrugore, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. Rr, 27 vjeç; E. Rr., 23 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Stranik, Librazhd; R. B., 30 vjeç dhe U. B., 29 vjeç, banues në Librazhd.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Leminot, Maliq, konkretisht shtetasi A. Rr duke drejtuar mjetin tip kamion, në rimorikon e të cilit u konstatuan 78 emigrantë të paligjshëm, si edhe shtetasi E. Rr., duke drejtuar mjetin tip “Ford” me pasagjerë dy shtetasit e tjerë R. B., dhe U. B., të cilët nga hetimet e kryera rezulton se kryenin kontrollin e rrugës dhe janë bashkëpunëtorë të dyshuar të 27-vjeçarit, në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Emigrantëve të paligjshëm, këta shtetas kundrejt fitimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”,-njofton policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY