Manastirliu jep lajmin: Terapia me Remdesivir falas për pacientët në spitale, firmoset...

Manastirliu jep lajmin: Terapia me Remdesivir falas për pacientët në spitale, firmoset kontrata

33
0
Shares

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bëri me dije se është arritur marrëveshja për trajtimin e të sëmurëve me Covid në vend me Remdesivir, e cila do te vije nga BE.

Në një konferencë për shtyp, Ministrja bëri me dije se terapia do të jetë falas në spital, ndërsa Remdesivir është një terapi që po përdoret edhe në Amerike dhe Europë.

“Jemi përgatitur me disa skenarë për përfshirjen e spitaleve rajonale. Nuk është që e kishim menduar më parë, por kjo situatë na ka mësuar shuam dhe ka rezultuar sukses fakti që e kemi përqendruar trajtimin e pacientëve, edhe për të fituar eksperiencën e nevojshme.

Sot ju garantoj se 100% e terapive janë si dhe ato që kanë vendet e tjera. Kemi siguruar edhe terapinë  e Remdesivir që përdoret prej pak kohësh në vendet e Europës dhe në Amerikë dhe arritëm marrëveshjen për të siguruar falas për qytetarët që do të trajtohen në spitalet tona”, tha Ministrja.

Më tej Manastirliu shtoi se kanë tre skenare gati nëse rastet shtohen. Ministrja theksoi se do të përfshijnë edhe spitalet rajonale për të përballuar situatën, nëse do të jete nevojshme.

Të tre skenarët parashikojnë përfshirjen e spitaleve rajonale nëse plotësohen kuotat e 555 shtretërve. Në skenarin parë përfshihen 5 spitale rajonale, në të dytin 3 spitaleve dhe në të tretin shtohemi e 140 shtretër, dhe në total do të kemi rreth 1600 shtretër”, deklaroi ajo.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY