Ish-avokatja e shtetit kërkon hetimin e kryeministrit, numëron gjyqet e humbura nga...

Ish-avokatja e shtetit kërkon hetimin e kryeministrit, numëron gjyqet e humbura nga qeveria në Arbitrazh

65
0
Shares

Ish-avokatja e Shtetit, Ledina Mandija bën përgjegjës kryeministrin Rama, për për faturat qindra milionë euro në arbitrazh sipas saj.

Ish Avokatja e Shtetit, Mandija në një status në rrjetet sociale shprehet: Edi Rama është përgjegjes peer faturat qindra milione euro nee Arbitrazh dhe SPAK duhet ta hetojë kryeministrin.

“Pa negociata, pa praninë e avokatëve ndërkombëtarë të konktraktuar si dhe duke shpërfillur vlerësimet financiare të përgatitura nga ekpertë ndërkombëtarë të paguar me paratë e taksapaguesve, përmes një marrëveshje të paligjshme, të çertifikuar në Parlament, në korrik  të 2014  u paguan 95,5 mil Euro për ÇEZ.as, iu falën 320 mil euro detyrime dhe 500 mil Euro dëmshpërblim, i vlerësuar nga ekspertët ndërkombëtar.Në 7 vjet qeverisje të Ramës numërohen dështime të tjera në arbitrazh si :  Avax me 2,5 mil Euro; JV me 900 000 Euro etj; 250 mil Euro detyrim ndaj Bankers Petroleum AL.  Lista është shumë e gjatë dhe do ia dëgjojmë zërin si në rastin e Bechettit dhe Actor. Së fundi, një padi e re në vlerë 100 mil Euro u rregjistrua në arbitrazh të investimeve, ndërkohë që qeveria nxitoi të lidhë kontratë me një tjetër kompani”,-shprehet ajo teksa kerkon nga BKH dhe SPAK qe të hetojnë në lidhje me të gjitha proceset në arbitrazhin ndërkombëtar duke filluar nga ndjekja e kontratave.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY