Flet për herë të parë pas infektimit Silva Bino: Kalova një formë...

Flet për herë të parë pas infektimit Silva Bino: Kalova një formë të rëndë të COVID-19, erdha në kohë në spital

61
0
Shares

Shefja e Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino në një komunikim online me gazetarët është shprehur se ka kaluar një formë të rëndë të COVID-19.

Gjithashtu Bino bëri me dije se gjendet e shtruar në spital dhe se po merr mjekim për koronavirusin.

“Unë jam akoma në Spital, po kurohem, jam në gjendje më të mirë! Por sot jam për të folur për vaksinimin ndaj gripit”, tha Bino. Ajo ka folur dhe për diferencat mes COVID-19 dhe gripit stinor, teksa ka thënë se të dyja nuk duhen nënvlerësuar.

Silva Bino shtoi se përsa i përket infektimit të saj me COVID, ajo ka mbërritur në momentin e duhur në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm! Por, Bino ka apeluar ndaj qytetarëve të mos e neglizhojnë dhe gripin stinor.

“Covidi nuk është grip, por COVID është edhe me serioz merr forma të rënda! Unë erdha në kohën e duhur në spital! Mund të them që edhe gripi është i rrezikshëm dhe për të duhet të vish në kohën e duhur për kurim.  Gripi është sëmundje serioze, por që parandalohet nëpërmjet vaksinës. E rëndësishme është që vaksina nuk dëmton dhe nuk shkakton grip”, u shpreh Bino.

Silva Bino u konfirmua pozitiv e cila më pas u shtrua në spitalin Infektiv, ku edhe vijon të marrë trajtimin mjekësor.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY