I riu braktis në mes të rrugës “Opel-in” me emigrantë dhe arratiset,...

I riu braktis në mes të rrugës “Opel-in” me emigrantë dhe arratiset, arrestohen dhe 4 të tjerë

56
0
Shares

Katër persona janë arrestuar ditën e sotme në Korçë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, të akuzuar për dhënien e ndihmës ndaj emigrantëve të paligjshëm për kalimin e kufirit.

Policia bën me dije se të katër këta shtetas, po transportonin 12 emigrantë drejt vendeve të BE, kundrejt pagesës.

U arrestuan A. J., 35 vjeç dhe M. J., 38 vjeç, banues në fshatin Mjekës, Elbasan, të cilët janë kapur në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetet tip “Audi” dhe “Benz”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Po ashtu në pranga ranë edhe N. T., 30 vjeç dhe B. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u kapën në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen” 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Ndërkohë u shpall në kërkim shtetasi J. T., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili pasi ka konstatuar se ishte vënë në ndjekje nga shërbimet e policisë, ka braktisur mjetin tip “Opel” në lagjen nr. 3, Pogradec, brenda të cilit u gjetën 5 emigrantë të paligjshëm.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY