E pohon studimi: Vetëm 8% e të prekurve nga Covid infektojnë…janë ‘super...

E pohon studimi: Vetëm 8% e të prekurve nga Covid infektojnë…janë ‘super shpërndarës’

69
0
Shares

Një studim i fundit shkencor indian, i botuar më 30 shtator në revistën Science , përparoi tezën, bazuar në kërkime specifike epidemiologjike, se shumica e njerëzve të infektuar me Covid nuk ishin infektues dhe vetëm  një pakicë e vogël brenda një përqindje të madhe të pozitivëve janë përgjegjës për përhapjen e virusit.

Studimi u krye nga një grup ekspertësh nga Qendra për Dinamikën e Sëmundjeve, Ekonomisë dhe Politikës së New Delhi,e cila analizoi zinxhirët transmetues të patogjenit në dy shtete, Andhra Pradesh dhe Tamil Nadu.

Në këto territore, autoritetet deri më tani kanë identifikuar më shumë se 575,000 njerëz të ekspozuar ndaj virusit, me rreth 85,000 raste të konfirmuara.

Sipas studiuesve indiane, vetëm 8% të numrit të përgjithshëm të njerëzve të infektuar janë përgjegjës për infektimin e totalit dhe e njëjta përqindje e vogël e të infektuarve, kishin një ngarkesë virale të aftë të shkaktonin një “super shpërndarje ” të Covid.

Super përhapja e koronavirusit, thekson i njëjti studim favorizohet nga kushtet e mbipopullimit dhe kontaktet e ngushta me njerëz të tjerë ose brenda familjes.

Studimi i lartpërmendur gjithashtu hedh dritë mbi rolin e fëmijëve në përhapjen e infeksioneve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY