Zbardhen detaje, pse u pezullua kreu i Task-Frocës së OFL-së

Zbardhen detaje, pse u pezullua kreu i Task-Frocës së OFL-së

88
0
Shares

Zbardhen detaje në lidhje me pezullimin e zëevendësdrejtorit të OFL-së, Artan Shkëmbi. Mësohet se vendimi për pezullimin është marrë nga Gjykata Kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Artan Shkëmbi ishte kreu i task forcës “Forca e Ligjit.

Shkëmbi mësohet se është ne hetim për nxjerrje të sekretit hetimor dhe për korrupsion.

Më herët mediat raportuan se Shkëmbi është pezulluar me anë të shkrese të firmosur nga ana e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu. Porse mësohet se ai është pezulluar pas shkresës së paraqitur nga SPAK.

Sipas burimeve, pezullimi i tij u bë pasi i dërgoi formularin e deklarimit të pasurisë Shkëlzen Dumanit, person i cili rezulton i vrarë në Siri 6 vite më parë, duke luftuar për llogari të Shtetit Islamik, ISIS.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY