Taksisti me Covid tentoi të kalonte Kakavijën me dy persona, gjobitet rëndë

Taksisti me Covid tentoi të kalonte Kakavijën me dy persona, gjobitet rëndë

38
0
Shares

Një taksist pozitiv me Covid-19 tentoi të kalonte kufirin me 2 persona në makinë. Ai kishte bërë testin dhe ndonëse kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, kjo nuk e ka penguar taksistin nga Saranda që të marrë në bord dy persona dhe të tentojë të kalojë kufirin drejt Greqisë.

Të tre personat janë kapur dhe taksisti është gjobitur me 700 mijë lekë. Kjo nuk është hera e parë që në pikën e kalimit kufitar kapen persona me Covid, të cilët nuk janë izoluar dhe kanë lëvizur lirshëm duke u shndërruar në një rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve.

60-vjeçari i identifikuar me inicialet S.C u kap në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë nga Inspektori i ISHSH. Taksisti paraqiti testin e COVID, një kusht i domosdoshëm për të kaluar kufirin drejt Greqisë,  ku rezultonte se ishte pozitiv.

Menjeherë policia e ka shoqëruar atë drejt Sarandës për izolim shtëpiak.

/DRONI.al/.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY