KORÇE/Falsifikoi dokumentet për hyrjen në Greqi të 33 personave, goditen raste te...

KORÇE/Falsifikoi dokumentet për hyrjen në Greqi të 33 personave, goditen raste te tjera të kalimit të emigrantëve të paligjshëm

43
0
Shares

Policia e Korçës ka arrestuar një 41-vjeçar, pasi akuzohet se ka falsifikuar dokumentet për hyrjen në Greqi të 33 shtetasve shqiptarë.

Në ranga ka rënë E. B., 41 vjeç, banues në Pogradec. Sipas policisë gjatë veprimeve hetimore, rezultoi se shtetasi E. B., nëpërmjet mashtrimit, iu kishte plotësuar formularët këtyre shtetasve në agjensinë e tij në qytetin e Pogradecit, duke përfituar për secilin prej tyre shumën nga 1000 deri në 1500 lekë.

Në vijim të operacionit policor “Perimetri” është goditur një tjetër rast i aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Gj., 40 vjeç, banues në Lezhë.

Shtetasi i mësipërm, është kapur nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur “Enkelana” në Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Ford”, dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 250 euro iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY