PAMJET/Momenti i vrasjes së Bujar Çelës në Elbasan

PAMJET/Momenti i vrasjes së Bujar Çelës në Elbasan

354
0
Shares

Dalin pamjet ekskluzive nga ekzekutimi i Bujar Çelës mëngjesin e djeshëm në një lokal tek rrethrrotullimi në Bradashesh të Elbasanit.

Atentatorët besohet që kanë qenë 3 persona të cilët i janë afruar një nga një 50 vjeçarit dhe kanë qëlluar drejt tij.

Nga pamjet e siguruara nga Ora News,  duket që Çela ka tentuar të largohet por nuk ka mundur.

Gjithashtu në tavolinë me 50 vjeçarin ka qenë dhe një person tjetër I cili nuk është dëmtuar fare. Mësohet se ekzekutorët nuk kanë qenë të  veshur me uniforma policie.

Sipas burimeve, ndaj Çelës janë shkrehur 21 plumba nga tre lloje armësh tip pistoletë me silenciator dhe më pas autorët janë larguar drejt fshatit Murras në aksin Elbasan-Peqin, rreth 8 km nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor ka ngritur dyshimet se vrasja e 50-vjeçarit Bujar Çela është bërë për ti dhënë mesazh të shumëkërkuarit nga drejtësia Talo Çelës, i cili është vëllai i viktimës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY