FOTO/Dalin provat e përfshirjes së administratës në zgjedhje në Fier, PD: Të...

FOTO/Dalin provat e përfshirjes së administratës në zgjedhje në Fier, PD: Të gjithë për ndjekje penale

57
0
Shares

Partia Demokratike sjell sot fakte të përfshirjes së drejtorëve të administratës në fushatën e partisë në pushtet. Ish-deputeti Luan Baçi publikon fotot me ID, emra dhe numra telefoni.

Këtë janë 2 formularë të plotësuar nga persona realë që punojnë në administratë. Baçi thote se ata janë kërcënuar me largim nga puna, nëse nuk përmbushin detyrimin për të siguruar një numër të caktuar votuesish, që deklarohen pro Partisë Socialiste.

Njëri formular është plotësuar në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Fier, nën drejtimin e Mirela Mitros. Formulari tjetër i përket Bashkisë Fier me Kryetar Armando Subashin. Në të dy këta formularë janë shënuar emra nga punonjësi i administratës. Përbri emrit është numri personal i kartës së identitetit, numri i telefonit dhe njësia ku voton.

“Ka vetëm një arsye pse Edi Rama e ka ndërmarrë këtë operacion të paligjshëm, duke kryer një krim elektoral, qe dënohet nga Kodi Penal. Është humbja e thellë dhe largimi nga pushteti në 25 Prillin e ardhshëm”,-shprehet Baçi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY