“Kemi marrë masat edhe për dhunë”/Protesta e naftëtarëve zhvendoset tek ministria, tentojnë...

“Kemi marrë masat edhe për dhunë”/Protesta e naftëtarëve zhvendoset tek ministria, tentojnë të çajnë kordonin e policisë

154
0
Shares

Punonjësit e rafinerisë së Ballshit kanë rinisur protestat e tyre teksa sot janë mbledhur para Ministrisë së Energjitikës në Tiranë.

Ata protestojnë me pankarta në duar dhe me thirrjet, ”duam paret tona, mos i prekni punëtorët dhe uzina është e jona”.

Teksa protestonin janë përplasur edhe me forcat e policisë. Uniformat blu nuk lejojnë zhvillimin e protestës dhe i kanë bërë thirrje naftëtarëve që të ruajnë distancën për të respektuar masat anti-covid.

Protestuesit paralajmërojnë se kanë marrë masa edhe për protesta të dhunshme.

“Mos na detyrojnë të përdorim dhunë. I kemi marrë masat edhe për dhunë”, tha një prej protestueseve.

Protestuesit shprehen të vendosur që do të qëndrojnë aty deri në një komunikim me përfaqësues të ministrisë. Sipas tyre, këto rroga janë e vetmja burim i të ardhurave.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY