DETAJE/Vdiq nga koronavirusi, historia e të burgosurit nga Ballshi që ndante qelinë...

DETAJE/Vdiq nga koronavirusi, historia e të burgosurit nga Ballshi që ndante qelinë me të birin

140
0
Shares

I burgosuri që humbi jetën nga COVID-19 në Sanatorium sot është 74-vjeçari Çaush Banaj, nga Ballshi. Ai qendronte në qeli në burgun e Drenovës bashkë me të birin Enkelejdin, që po ashtu është infektuar nga koronavirusi.

Çaush Banaj ishte banor i qytetit të Ballshit në rrethin e Mallakastrës në vitin 1997. Në afërsi të tregut të qytetit, kishte në pronësi një ndërtesë dykatëshe, kati i parë i së cilës shërbente si bar-restorant, ndërsa kati i dytë si shtëpi.

Në datën 27 maj 1997, rreth orës 20.00, në lokalin e tij kanë shkuar për të ngrënë darkë shtetasit Gentjan Nuhaj, Luftar Shehaj dhe Afrim Nuhaj, që të tre banorë të fshatit Usojë të Mallakastrës. Pasi kanë përfunduar darkën në verandën e lokalit, ata kanë debatuar me Çaushin, pasi kishin pretendime në lidhje me pagesën.

Menjëherë pas debatit të krijuar,  Çaushi futet brënda në lokal dhe pasi bisedon me djalin e tij, Enkelejdin, vendosin të reagojnë me armë ndaj tre klientëve të tyre.

Çaushi mori një pistoletë dhe nga prapa një kolone të lokalit qëllon mbi viktimat, ndërsa i biri Enkelejd qëllon nga ballkoni i katit të dytë mbi ta me një automatik. Nga të shtënat e të duve, vriten të tre klientët.

Pas ardhjes së forcave të policisë, tre viktimat janë çuar në spital ku janë njohur nga familjarët e tyre.

Ndërkohë, babaë e bir që kryen vrasjen, morën pjestarët e tjerë të familjes dhe u larguan për t’u fshehur. Më pas, të afërmit e tre viktimave ua shkatërruan ndërtesën që ata kishin pronë, restorantin ku kryen vrasjen dhe shtëpinës sipër.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY