Tërmeti u prishi banesën, familja në Kombinat prej 1 viti në barakë:...

Tërmeti u prishi banesën, familja në Kombinat prej 1 viti në barakë: Kam frikë se s’do ma bëjnë shtëpinë

50
0
Shares

Një qytetar në Kombinat të Tiranës prej 1 viti jeton në barrakë pasi banesa e tij u shemb prej tërmetit të 21 shtatorit të 2019.

Nikë Prendi u vizitua nga zëdhënësja e PD, Ina Zhupa dhe denoncon se edhe barakën me dërrasa ia kanë falur komshinjtë, pasi Bashkia nuk i ka dhënë asgjë, madje as çadër. Madje ai thotë se s’ka marrë asgjë nga shteti, dhe ka frikë se shtëpia e tij nuk do të rindërtohet.

Edhe pse ai bashkë me bashkëshorten janë dy të moshuar të sëmurë dhe me ilaçe, jetojnë jashtë çdo kushti normal. Nikë Prendi thotë se i ka humbur shpresat tek shteti pasi ka 1 vit që endet dyerve të bashkisë por askush nuk i ka ardhur në ndihmë.

Nikë Prendi: Unë jam Nikë Prendi, që në shtator më është prishur shtëpia nga tërmeti dhe kërkoj ndihmë nga shteti që të më ndihmojë.
Ina Zhupa: E pabanushme?
Nikë Prendi: Shtëpia e pabanueshme, atje kam jetuar gjithë jetën.
Ina Zhupa: Po, a ju kanë ndihmuar, ju kanë sjellë ndihma, ju kanë dhënë bonus?
Nikë Prendi: Vetëm më kanë pru njëherë ndihma, ai i bashkisë.
Ina Zhupa: Po bonusin përsa i përket rregullimit të shtëpisë?
Nikë Prendi: Bonusin jo akoma.
Ina Zhupa: Ku jeton tani ti?
Nikë Prendi: Ja këtu banoj.
Bashkëshortja e Nikë Prendit: Unë gatuaj këtu me bombul gazi kur është nxehtë, mbrapa do ndezi sobën.  Krevatin aty, rrobat i kam atje përtej. Drutë janë jashtë, ça të bëjmë kështu është. Shpia ra përdhe, ku të shkojmë?!
Ina Zhupa: Këtë barakën ku e ke gjetur?
Nikë Prendi: Këtu, kam blerë dërrasat edhe më kanë dhënë komëshinjtë, më kanë falur pak.
Ina Zhupa: Shtëpia juaj ndërkohë është e pabanueshme?
Nikë Prendi: Është e pabanushme, nuk jetohet brenda.
Ina Zhupa: Po çadër ju ka dhënë bashkia?
Nikë Prendi: Kam qenë 50 herë te bashkia, te emergjencat dhe nuk më ka ndihmuar njeri hiç. Më njohin të gjithë atje, i kam bezdis.
Ina Zhupa: Çfarë ju kanë thënë për shtëpinë? Do shembet?
Nikë Prendi: Do e bëjmë, do e bëjmë. I kam bërë letrat unë, nuk e di.
Ina Zhupa: Deri tani nuk keni marrë lekë për të rindërtuar shtëpinë tuaj me fondet e rindërtimit?
Nikë Prendi: Jo, jo asgjë! Akoma jo! Ne presim nga shteti por nuk ka shtet këtu. Unë kam frikë, kam frikë se s’do ma bëjnë shtëpinë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY