Akuzohet për rekrutimin e të rinjve në ISIS-in, Gjykata jep vendimin për...

Akuzohet për rekrutimin e të rinjve në ISIS-in, Gjykata jep vendimin për Lubjana Gjeçajn

57
0
Shares

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën “arrest në burg” për Lubjana Gjeçajn, e cila u arrestua disa ditë më parë në zonën e Astirit. Gjeçaj në gjykatë ka pranuar të ketë dijeni në lidhje me dënimin në Itali.

Lubjana Gjeçaj është në dijeni të vendimit për dënimin e saj në Itali me 3 vite burg, ndërsa pritet të kërkoj që dosja e saj në shtetin italian të transferohet në Shqipëri, për shkak se është nënë e tre fëmijëve.

Sipas familjarëve të Gjaeçajt, ajo nuk është arrestuar siç ka raportuar policia, por është thirrur në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës dhe nga aty i është komunikuar se ka një fletë arresti për të për llogari për shtetin italian, dhe pritet të ekstradohet.

Lubjana Gjeçaj njihet në shtetin italian si rekrutuese xhihadiste për llogari të Shtetit Islamik.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY