Kryenin martesa dhe i çonin luftëtarë për ISIS-in, celula terroriste ku bënte...

Kryenin martesa dhe i çonin luftëtarë për ISIS-in, celula terroriste ku bënte pjesë nëna e 3 fëmijëve nga Tirana

60
0
Shares

Një krushqi e lidhur në vitin 2014 mes familjes së një vajze të re italiane dhe një shqiptari me origjinë nga Laçi u shndërrua në një celulë terroriste që rekrutonte luftëtarë për ISIS-in (shtetin islamik).

Pas 8 muajve hetime në 2014, në një operacion të gjerë të shtrirë në disa qytete në Itali dhe në Lushnjë të Shqipërisë, 10 persona ranë në pranga (4 italianë, 5 shqiptarë dhe 1 kanadez). Pjesë e këtij grupi ishte Baki Çoku, Dritan Gjeçaj, Aldo Kobuzi, Arta Kakabuni, dhe Lubjana Gjeçaj, e arrestuar pasditen e së premtes në Tiranë.

Ky grup i strukturuar kriminal, kryente martesa mes të rinjve dhe i dërgonte ata në Turqi, dhe më pas në Siri për të luftuar për të ashtuquajturin Shteti Islamik.

Një 43-vjeçare e cila ishte dënuar për terrorizëm dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, është arrestuar pasditen e së premten në Tiranë.

Bëhet fjalë për Lubjana Gjeçajn, nënë e tre fëmijëve, e cila u vu në prangat e policisë në një operacion mes uniformave blu dhe homologëve italianë. Arrestimi i saj u bë me qëllim ekstradimi në shtetin fqinj, pasi ishte dënuar me 3 vjet burg, për veprën penale ”Organizatë me qëllime Terroriste”./Shqiptarja.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY