“Nuk ka teknologji dhe as specialist IT”,raporti i KLSH: IGJEUM regjistroi vetëm...

“Nuk ka teknologji dhe as specialist IT”,raporti i KLSH: IGJEUM regjistroi vetëm 15 sekonda nga tërmeti i nëntorit

145
0
Shares

IGJEUM ka regjistruar vetëm 15 sekondat e para të tërmetit të 26 nëntorit, kjo për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në stacionin e Durrësit.

Ky është përfundimi që ka nxjerrë  auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit cili nisi 21 janar deri në fund të muajit mars.

Sipas raportit të KLSH në këto raste këto stacione duhet të jenë të pajisur me bateri (UPS) të cilat mundësojnë regjistrimin e të dhënave edhe nëse ndërpritet energjia elektrike.

Sipas KLSH, IGJEUM nuk ka në përbërje strukturë të teknologjisë si dhe asnjë pozicion specialisti IT.

“Departamenti i Sizmologjisë në IGJEUM në lidhje me tërmetin e datës 26.11.2019, i cili ka patur impakt në jetë njerëzish dhe dëme të shumta materiale, konstatohet se mungojnë të dhëna të plota nga stacioni i Durrësit, i cili është stacioni më i afërt me vatrën e tërmetit.

Ky stacion ka regjistruar vetëm 15 sekondat e para të tërmetit, si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike. Nisur nga fakti që gjatë një tërmeti të fortë ekziston një probabilitet i lartë për ndërprerjen e energjisë elektrike, është e domosdoshme pajisja e stacioneve sizmologjike me bateri (UPS) të cilat mundësojnë regjistrimin e të dhënave edhe nëse ndërpritet energjia elektrike.

Theksojmë se funksionimi i rregullt i tre rrjeteve sizmike në vendin tonë është i rëndësishme për parashikimin dhe monitorimin e katastrofave natyrore në kohë reale, duke marrë masa në drejtim të mbrojtjes së jetës së njerëzve dhe reduktimin e dëmeve materiale”, thuhet në raport.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY