Burri dhunon barbarisht në sy të fëmijëve bashkëshorten, arsyeja do ju befasojë

Burri dhunon barbarisht në sy të fëmijëve bashkëshorten, arsyeja do ju befasojë

145
0
Shares

“Përse e pagove ujin dhe dritat?”. Pas kësaj pyetjeje një 59-vjeçare është ndodhur nën dhunën e bashkëshortit, i cili e ka goditur derisa ajo është shtrirë përtokë dhe ka humbur ndjenjat.

Sipas një burimi të gazetës Si ngjarja ka ndodhur në zonën e Laknasit, Kamëz, ndërkohë që denoncimi u dorëzua në polici nga e dhunuara me inicialet R. T.

Gjatë veprimeve hetimore, policia e përshkruan gruan me shenja në ngjyrë mavi në trup dhe në fytyrë, si gjurmë të goditjeve, ndërkohë që për këtë sulm në banesë nuk ka qenë i pranishëm asnjëri nga fëmijët. Sidoqoftë, fëmijët e çiftit tregojnë se e ëma qëllohej shpesh nga burri dhe skenat e dhunës ishin të përditshme në shtëpinë e tyre.

R. T. sipas burimeve policore të gazetës Si u rrah pak orë pasi në shtëpinë e çiftit kishin qenë faturuesit e ujësjellësit. Ata ankoheshin për mbifaturimin e ujit, por nëpunësit ju kanë thënë se edhe në rast mbifaturimi ata do përpiqeshin të korrigjoheshin duke ju zbritur çdo muaj nga vlera e deklaruar.

Por për të qetësuar mosmarrëveshjen mes bashkëshortit dhe faturuesve, 59-vjeçarja ka ndërhyrë duke ju lutur që të mos bënte sherr.

“Ai më shtyu dhe më goditi në sy të tyre, – i thotë policisë, – nëna e tre fëmijëve dhe kur ikën ata më rrahu se përse ndërhyra në punë burrash”.

Më vonë sipas denoncimit të qytetares me inicialet R. T ka folur me djalin e madh që e ka këshilluar “paguani ujin dhe dritat”. “Im bir më dërgoi lekë dhe i pagova edhe ujin edhe dritat, e bëra që mos të kishim sherr të ndezur”, rrëfen 59-vjeçarja. Burime të gazetës Si shtojnë se kur R. T u kthye në shtëpi ai e pyeti “përse i ke paguar dritat dhe ujin, burri i shtëpisë jam unë dhe jo ti”. Gruaja shton në denoncim “më goditi me grushte, më tha herën tjetër do të qëlloj më keq se sot, do të vras fare”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY