Rikthehen rastet me Covid në Drejtorinë e Policisë Elbasan, konfirmohen pozitiv dy...

Rikthehen rastet me Covid në Drejtorinë e Policisë Elbasan, konfirmohen pozitiv dy efektivë

39
0
Shares

Covid-19 rikthehet sërisht në Drejtorinë e Policisë Elbasan.

Siç raporton ABC News, mësohet se janë konfirmuar pozitiv për koronavirusin dy oficerë të kësaj drejtorie.

Ata janë vetëkarantinuar në banesat e tyre, ndërsa dyshohet se ata janë infektuar nga ambientet publike përkatesisht në një bar kafe në këtë qytet.

Sakaq ekspertët e shëndetit vijojnë hetimin epidemiologjik për kontakte të tjera që dyshohet se janë infektuar, ndërsa mësohet se tamponi për ta nuk është kryer ende por vetëm është këshilluar nga ISHP vetëkarantinimi.

Më parë në këtë drejtori kanë rezultuar pozitiv me covid-19 edhe 8 punonjës të tjerë të cilët janë shëruar tashmë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY