Ndahet nga jeta gazetari, Basha shkruan mesazhin e dhimbshem

Ndahet nga jeta gazetari, Basha shkruan mesazhin e dhimbshem

61
0
Shares

Kreu i PD Lulzim Basha ka shorehur ngushellimet e tij ne lidhje me humbjen e gazetarit Kostaq Xoxa.

”Mësova me hidhërim të thellë largimin prej nesh të Kostaq Xoxës, publicistit të njohur, gazetarit aktiv në shtypin e pasviteve ’90 dhe djalit të një prej themeluesve të shkollës së gazetarisë moderne të viteve ’30, Zoi Xoxës.

Emrin e Kostaq Xoxës e gjen si redaktor në dhjetëra libra me kujtime të të burgosurve politikë, e gjen si bashkautor në publikime të vyera mbi gjuhësinë, historinë dhe memuaristikën, e gjen edhe si aktivist të dorës së parë në shumë beteja për të drejtat që do ta afronin Shqipërinë me botën perëndimore. Qindra mijë lexues e kanë patur Kostaq Xoxën një këshilltar të dorës së parë në letërkëmbimet publike që ai mbante në shtypin e shkruar”, shkruan Basha.

Profesor Kostaq Xoxa ishte  një mësues i palodhur i shumë brezave në kryeqytet dhe një anëtar themelues i Shoqatës së të përndjekurve politikë dhe i gazetës së tyre “Liria”.

Ne vijim Basha shkruan se me profesor Kostaqin kishte njohje personale, sepse ai ishte bashkëshorti i mësueses se tij Meritës.

“Shumë herë gjatë këtyre viteve në politikë, unë konsultohesha me këtë çift iluministësh, ata ishin burim energjie dhe referencë se betejat për dijen dhe të drejtën gjithmonë ja dalin mbanë, me sado kundërshtarë të përballen.

Me largimin e profesor Kostaqit, unë humba një mësues të vyer, kurse mësuesja ime Merita humbi njeriun e saj më të shtrenjtë.

Unë i gjendem pranë asaj dhe Nelit e Jetonit në këtë çast të dhimbshëm me bindje se ëndrra e Kostaq Xoxës që Shqipëria të bëhet vendi i së drejtës, vendi i denjë europian që ai dhe i ati i tij, publicisti Zoi Xoxa dëshironin, të bëhet sa më shpejt realitet. U prehtë në paqe!”, perfundon mesazhin e ndjere Basha. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY