Rikthim në Elbasan, emrat e skeduar nga OFL në këtë qytet nuk...

Rikthim në Elbasan, emrat e skeduar nga OFL në këtë qytet nuk mbarojnë

95
0
Shares

Katër banuesve në Elbasan u është dërguar kërkesa për vetëdeklarimin e pasurisë. Të katërt rezultojnë të dënuar për trafik droge, shfrytëzim prostitucioni dhe vjedhje me armë.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

​ Afrim Tarelli, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Vangjel Kondili, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Dashamir Bahidi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostuticionit në rrethana rënduese”;

Mehmet Shahini, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY