DETAJE/Operacion policor në Fier, sekuestrohen makina e drogë, tre në pranga

DETAJE/Operacion policor në Fier, sekuestrohen makina e drogë, tre në pranga

77
0
Shares

Tre te rinj perfunduan ne pranga pas nje operacioni policor ne Fier, ku gjate kontrolleve u sekuestruan tre makina e droge. Gjithashtu jane proceduar penalisht 5 të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

I. A., 20 vjeç, banues në Lushnjë.
K. B., 29 vjeç, banues në Roskovec.
D. V., 19 vjeç, banues në Mallakastër.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit nga policia në automjetet që këta udhëtonin, ju gjetën doza me lëndë narkotike canabis sativa, gati për shitje.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 5 shtetasve të tjerë A. B. 35 vjeç; R. B., 20 vjeç; G. B., 22 vjeç; F. Sh., 20 vjeç dhe O. Sh., 30 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 automjete dhe lënda narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY