Thellohet misteri i ngjarjes së rëndë në Velipojë, Indrit Bajraktari i martuar...

Thellohet misteri i ngjarjes së rëndë në Velipojë, Indrit Bajraktari i martuar në Angli

151
0
Shares

Teksa ende nuk ka një version zyrtar për menyren e njohjes së Enisa Dodës dhe Indrit Bajraktarit, detaje të reja kanë dalë për këtë të fundit dhe jetën e tij në Britaninë e Madhe.

25-vjeçari rezulton të jetë i martuar në shtetin anglez, ndërsa kishte pak kohë që jetonte në Shqipëri. Kjo e shton akoma më shumë misterin e ngjarjes së rëndë, ku në rrethana të paqarta, Bajraktari doli disa orë pasi ishte futur në det me skaf bashkë me 17-vjeçaren Enisa Dodën, pa këtë të fundit, ndërsa kanë qenë kontraverse deklaratat e tij në hetuesi.

I riu momentalisht ndodhet në paraburgim ndërsa ditën e djeshme është pyetur nga hetuesit për rrethanat e ngjarjes. Bajraktari pretendon se vajza ka rrëshqitur nga motori i ujit dhe është mbytur në det ndërsa bie në kontraditë me veten kur thotë më pas nuk mban mend se çfarë ka ndodhur.  Përveç kësaj ai ka dëshmuar në fillim se vajzën e ka marrë xhaxhai kur kanë dalë në breg diçka që është hedhur poshtë nga hetimet e deritanishme.

Pòlícia bën me dije se e reja, e identifikuar si Enisa Doda ishte në Velipojë për pushime me familjen.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY