EMRAT/Detaje nga plagosja në Pogradec, autori i dehur qëlloi drejt 5 personave

EMRAT/Detaje nga plagosja në Pogradec, autori i dehur qëlloi drejt 5 personave

73
0
Shares

Detaje të reja zbardhen nga plagosja në një local të Pogradecit, pas mesnatës së kaluar.

autori i ngjarjes, Spartak Çela, ka hyrë në lokal në gjendje të dehur dhe ka qëlluar me armë zjarri, ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Bledi Shahini.

Burime bëjnë të ditur  se brenda lokalit ishin edhe 4-5 bashkëfshatarë të tjerë bashkë me personin që ka mbetur i plagosur.

Ende nuk dihen arsyet e këtij konflikti, që kanë çuar në përdorimin e armëve, por burime nga policia bëjnë të ditur se Spartak Çela ka qenë i dehur, kur ka qëlluar.

Më datë 21.08.2020, rreth orës 02:00, në një lokal në fshatin Bishnicë, pas një konflikti të çastit shtetasi A. Ç., rreth 35 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri tip automatik shtetasin B. Sh., i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërkohë arma e zjarrit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Nga ana e Policisë, po punohet intensivisht për kapjen e shtetasit A. Ç., si edhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY