FOTO/Këta janë dy të rinjtë që po udhëtonin me motor uji në...

FOTO/Këta janë dy të rinjtë që po udhëtonin me motor uji në Velipojë, vajza u gjet e mbytur

205
0
Shares

Jane publikuar fotot e dy te rinjve, te cilet u perfshine ne ngjarjen e rende te ndodhur ne Velipoje.

17-vjeçarja në foto është viktima Enisa Doda, kurse djali 25 vjeç, Indrit Bajraktari, i arrestuar për ngjarjen me tri akuza:”Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Babai i vajzës, Lezan Ndoja, ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike pas humbjes së të bijës gjatë pushimeve në rrethana të tilla. “U prefsh ne paqe zemra e babit, zoti te mori shpejt fizikisht por Jo shpirterisht. Qofsh e xhenetit” ka shkruar i ati në Fb.

Raportohet se vajza, Enisa Doda ishte futur në ujë me skaf së bashku me një person tjetër. Ky i fundit është kthyer në breg pak çaste më vonë i vetëm, ndërsa 17-vjeçarja është gjetur më vonë nga peshkatarët.

Në trupin e saj kishte edhe shenja dhune. Sipas policisë, rreth orës 16:30, shtetasi Indrit Bajraktari 25 vjeç ka dalë në breg pa motorin e ujit duke lënë të mbytur në ujë shtetasen E. D. e cila kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e saj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY