COVID-19/Amerika tjetër ndihmë të madhe Shqipërisë për të përballuar situatën

COVID-19/Amerika tjetër ndihmë të madhe Shqipërisë për të përballuar situatën

57
0
Shares

SHBA i ofron përsëri ndihmë Shqipërisë, për të përballuar situatën e shkaktuar nga pandemia Covid-19, pas dhurimit te disa mijerave dollareve dhe testeve per koronavirus.

Pas ofrimit të 32 mijë testeve pak ditë më parë, USAID do të sigurojë transport për 12 ekipe gjurmuese, të cilët do të mbështesin strategjinë e Ministria e Shëndetësisë për të përshkallëzuar testimet për COVID-19, gjurmimin e kontakteve dhe mbikëqyrjen e sëmundjes.

‘’Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID-it, po siguron transport për 12 ekipe gjurmuese, të cilët do të mbështesin strategjinë e Ministria e Shëndetësisë për të përshkallëzuar testimet për COVID-19, gjurmimin e kontakteve dhe mbikëqyrjen e sëmundjes. Strategjia u shpalos këtë javë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe mbështetja e USAID do t’u japë mundësinë ekipeve gjurmuese që të kryejnë këtë punë të rëndësishme në komunitete të largëta’’, shkruan ambasada e SHBA në Facebook.

https://www.facebook.com/Albania.USAID/photos/a.532376083457763/3682570808438259/?type=3

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY