‘Ndalo o i korruptuar!’/Pezullohet polici në Kakavijë, qytetarët rrethuan makinën që po...

‘Ndalo o i korruptuar!’/Pezullohet polici në Kakavijë, qytetarët rrethuan makinën që po e kalonte pa radhë

162
0
Shares

Ndërsa situata sa vjen e rëndohet në Kakavijë, ku qytetarët kanë tre ditë që presin në radhë për të bërë tamponin si kusht për të kaluar kufirin në Greqi, njëri nga policët ka tentuar që të kalojë një makinë pa radhë. Kur qytetarët kanë parë këtë veprim skandaloz kanë rrethuar makinën me targa IHI 2992.

“Ndalu këtu o i korruptuar, mos ik, ja policia e shtetit!“, bërtet njëri nga qytetarët. Në vend që policia të qetësojë gjendjen e rënduar në Kakavijë dhe t’u vijë në ndihmë qytetarëve, krijon situata të tilla duke sjellë reagim dhe revoltim të qytetarëve. Polici që tentoi të kalonte makinën pa radhë është pezulluar nga puna.

Lajmin e konfirmon policia e shtetit.

Ndërkohë, për situatën e krijuar pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme të Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin tek homologët e policisë greke, këta të fundit kanë ndikuar në autoritetet shëndetësore greke dhe tashmë ka filluar të rritet lëvizja në drejtim të shtetit grek, pasi është shtuar personeli shëndetësor që kryen testet për COVID-19.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY