17-vjeçarja kërkon ndihmë në Polici, zbardhen ngjarjet në Tiranë, disa arrestime

17-vjeçarja kërkon ndihmë në Polici, zbardhen ngjarjet në Tiranë, disa arrestime

146
0
Shares

Policia e Tiranës ka arrestuar një 41-vjeçar, i cili është denoncuar nga vajza e tij e mitur, që ka kërkuar urdhër mbrojtje.

E mitura ka ngritur padi duke treguar se në shtëpi ajo përballet me dhunën fizike dhe psikologjike nga i ati i saj. Referuar dëshmisë së vajzës, policia i ka plotësuar kërkesë-padinë për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Q., 41 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij minorene, shtetases K. Q., 17 vjeçe, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes”,-njoftoi policia.

Sakaq, një sherr për qiranë e papaguar ka çuar në pranga një shtetas në Tiranë. Sipas bluve, ai ka kërcënuar dhe kanosur me thikë dy persona.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, sepse është konfliktuar me fjalë me shtetasit O. N. dhe F. I., pasi nuk kishte shlyer detyrimin e një qiraje dhe i ka kanosur ata me një thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, specialistët për Qarkullimin Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. M., 54 vjeç, pasi në rrugën dytësore Vorë-Tiranë, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.63 mg/l”,njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY