RENEA operacion të fshehtë në Pogradec, rrethohet banesa e të dyshuarit për...

RENEA operacion të fshehtë në Pogradec, rrethohet banesa e të dyshuarit për vrasjen e kryekomisarit

182
0
Shares

RENEA ka zhvilluar një operacion në orët e para të mëngjesit të sotëm në Qafë-Plloçe të Pogradecit për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se në pranga është vënë Ilir Berberi. Efektivët kanë rrethuar banesën ku jetonte 52-vjeçari së bashku me gruan dhe vajzën e tij të mitur. Në momentin e ndërhyrjes ai ka qënë në gjumë dhe kjo ka bërë që të mos kishte rezistencë nga ana e tij.

Gjatë kontrollit i është gjetur armë zjarri dhe fisheke. Më heret Berberi ka qënë i dënuar për vjedhje, gjobëvënie dhe armembajtje pa leje. I hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale si për vrasjen e shefit të komisariatit të Pogradecit Agron Gjyrezit.

/DRONI.al/

Berberi u kap ne nje banesë të veçuar e cila ndodhej rreth 500 m larg banesave të tjera dhe e vendosur në një pozicion në lartësi, ku mund të shiheshin më lehtë lëvizjet e personave që mund ti afroheshin rrethimit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY