ARSYEJA/Trump kërkon shtyrje të zgjedhjeve presidenciale në SHBA

ARSYEJA/Trump kërkon shtyrje të zgjedhjeve presidenciale në SHBA

47
0
Shares

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që zgjedhjet presidenciale që duhet të mbahen në nëntor të shtyhen.

Kërkesën e tij Trump e ka argumentuar me faktin se, sipas tij, votimi me anë të postës mund të sjellë parregullsi dhe rezultate të pasakta. Ai sugjeroi që zgjedhjet të shtyhen derisa të jetë mundësia për një proces votimi të ” saktë dhe  të sigurt.”

Prej kohësh tashmë Trump ka dalë kundër votimit me anë të postës duke shtuar se ky lloj votimi mund sjellë manipulim të procesit.

Në një seri postimesh në Twitter, Trump shkroi se ” votimi universal me postë” mund t’i kthente votimet e nëntorit në “zgjedhjet më të pasakta dhe të pandershme në historinë e zgjedhjeve si dhe një turp të madh për SHBA-të.”

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY